Pamje/ Izraeli publikon sulmet e Hamasit ndaj ushtrisë izraelite

E publikuar: 05/11/2023 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emmanuel Mannie Fabian, raportues i luftës për Times of Israel, ka publikuar pamjet e sulmeve të Hamasit mbi mjetet e blinduara izraelite, gjatë operacionit tokësor të IDF-së në Rripin e Gazës.

“Hamasi publikoi pamjet ku shihet sesi militantët e saj sulmojnë mjetet e blinduara të IDF-së në Rripin e Gazës”, ka shkruar Fabian përbri videos së publikuar në rrjetin social X, transmeton Telegrafi.

Në postim gjithashtu thuhet se “IDF-ja është e vetëdijshme për një nga sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen forcat tokësore, duke u përballuar me militantët e Hamasit që dalin nga tunelet dhe lansojnë raketa në drejtim të tyre”.

“Megjithatë, vetëm në disa raste ka pasur humbje në njerëz. Ushtria beson se mjetet e blinduara mbrojnë personelin nga sulmet të tilla”, ka shkruar ndër tjera raportuesi i luftës.

Në videon që shihen mbishkrimet arabe të shkruara nga Hamasit, kryesisht shfaqen sulmet në mjetet e blinduara të IFD-së izraelite.