Pacolli: Merkel dhe Macron i bënë presion Haradinajt për suspendimin e taksës

E publikuar: 30/04/2019 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, pas kthimit nga Berlini, ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i kanë kërkuar kryeministri Ramush Haradinaj që ta heq taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Kancelarja Angela Merkel i ka bërë presion Kryeministri Ramush Haradinaj për heqjen e takës”, ka thënë Pacolli.

Kryediplomati ka thënë se kancelarja gjermane gjatë gjithë kohës në Samitin e Berlinit i ka kërkuar kryeministrit kosovar që ta suspendojë taksën.

“Ka qenë presion miqësor, jo brutal. Ajo i tha kryeministrit se duheni ta suspendoni taksën, jo ta hiqni tërësisht”.

“Merkel gjatë gjithë kohës ka thënë argumente pse duhet të ndodh suspendimi. Madje Kancelarja garanton në një mënyrë se nëse nuk arrihet një marrëveshje gjatë periudhës së suspendimi – taksa të vendoset prapë”, është shprehur Pacolli në Klan Kosova.

“Pastaj ka filluar presoni edhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Kryeministri ka qenë në një situatë shumë të vështirë, por ai ka mbetur tek pikëpamjet e tija”, ka shtuar ai. /Express/