Behgjet Pacolli ka mohuar se ai do të jetë kandidat i përbashkët i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Bashkëpunimi me subjektet parlamentare aktuale dhe me PDK’në është vije e kuqe e cila nuk tejkalohet”, ka thënë Pacolli për “Epoka e re”:
Ai ka shtuar se lajmet e tilla kanë qëllim dëmtimin e imazhit të AKR’së.
Pacolli ka theksuar se Kosova ka një qeverisje dhe opozitë të mbrapshtë pasi, sipas tij, as ky koalicion qeverisës dhe as kjo opozitë që nga fillimi i mandatit nuk janë marrë me asnjë çështje ekonomike.
Kreu i AKR’së ka thënë se izolimi i vendit e ka humbur shpresën e qytetarëve për një të ardhme më të mirë dhe për këtë, ai ka bërë fajtorë pozitën dhe opozitën.
“Në këtë periudhë rikonsolidimin e AKR’së unë e kam parë si mundësi për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Pacolli.