Pacolli e qorton ambasadorin rus dhe shefin e tij në Moskë: Arrogant, turp për ju

E publikuar: 14/12/2021 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Kharchenko, i cili ka thënë se është “budallaki” kërkesa e Kosovës për njohje nga Serbia.

Në një ligjëratë që Kharchenko ka mbajtur me temën “Partneriteti strategjik mes Rusisë dhe Serbisë si dhe situata në Ballkan”, ambasadori Kharchenko ka deklaruar se BE-ja duhet të bëjë presion mbi Kosovës për t’i impelemntuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruar veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pacolli e ka qortuar ambasadorin rus dhe shefin e tij në Moskë, ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov duke u thënë ‘arrograntë’ dhe ‘turp për juve’.

“Një diplomat nga një shtet i madh si Rusia, i cili pretendon se radhitet me shtetet e civilizuara dhe demokratike, duhet të jetë i edukuar, i mençur, i urt dhe të sillet sipas kodit diplomatik. Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd ka demonstruar që nuk posedon dhe nuk i përmbahet asnjenës dhe si i tillë ai është shumë arrogant, plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, edhe pse ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Athisari që ka përshkruar Dokumentin përfundimtar për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Republikës se Kosovës”, shkroi Pacolli në Facebook.

Madje ai tha se fjalori i ambasadorit rus para studentëve është aq i poshtër, saqë një shef normal në Moskë do ta pushtonte nga funksioni.

“Fjalori i tij (para studentëve në Beograd) është aq i poshtër sa çdo shef normal në Moskë do ta pushonte nga funkcioni. Turp për ju Ambasador Kharchenko”.