Lajmet

Pacolli: AKR’ja do t’i fitoj 20% në zgjedhjet e ardhshme

12.03.2016 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur i përgatitur për zgjedhjet e reja. Ai shprehet i bindur se AKR-ja do të merr 20% të votave totale të zgjedhjeve, dhe do ta largoj varfërinë në vend duke bërë që Kosova të jetë një vend i jetueshëm.
Ja postimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook:

“Të dashur miq, Edhe ju po e shikoni se çka po ndodh në Kosovë. Po e shikoni se si spektri politik po e trajton qytetarin dhe shtetin e vet, si përfaqësuesit qeveritar janë totalisht të papërgjegjshëm ndaj obligimeve të tyre, se si çdo ditë rritet anarkia, papunësia dhe varfëria, se si ambienti dhe natyra e Kosovës është duke u shkatërruar nga uzurpatorët ilegalë (gurthyesit e minierave të zhavorit), se si investitorët nuk vijnë më në Kosovë, ndërsa edhe ata që ishin u larguan.

Po e shihni se si Kosova çdo ditë po kthehet në një ambient ku rinia dhe qytetarët nuk dëshirojnë të vazhdojnë jetën. Po e shihni si po trajtohet prona publike dhe se si Kosova është kthyer në një vend ku ligji dhe drejtësia është kthyer në dispozicion të strukturave mafioze dhe funksionon vetëm për të fortët… e shumë, e shumë, gjëra të tjera dhe pikërisht për këtë kam vendosur t’i kthehem riorganizimit të AKR-së me njerëz të rinj, të shkolluar, të sinqertë dhe punëtorë.

Qytetarë të dashur, ju garantoj se ndryshimi është i mundur dhe se ne do ta kthejmë Kosovën në një vend të jetueshëm, do ta kthejmë Kosovën në një vend me rritje ekonomike mbi 10%, që mundëson krijimin e shumë vendeve të punës gjatë një viti.

Do të ndalim degradimin e ambientit dhe do të rikthejmë në funksion fabrikat që rrinë bosh, po ashtu do t’i rihapim edhe minierat tona. Para përgjegjësisë do t’i sjellim të gjithë aktorët që shkaktuan shkatërrimin e ekonomisë dhe të shtetit ligjor.

Ne do të bëjmë edhe shumë gjëra të tjera, prandaj, të dashur qytetarë, ne na nevojitet të marrim në duar timonin e qeverisë. Për këtë nevojitet minimumi 20% i konsesusit, konsensus që në zgjedhjet e kaluara nuk e kemi arritur.

Prandaj na nevojitet ndihma juaj! Secili që e do Kosovën, është i shkolluar, i sinqertë dhe dëshiron të punojë, mund të na kontaktojë në emailin tonë zyrtar: [email protected]

Unë vetëm nuk ia dal dot, por me JU është e mundur! T’i ndihmojmë Kosovës, sepse tani Kosova ka nevojë për ne. Faleminderit!”, shkruan ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin