Pabarazia sa i përket çështjes së drejtësisë gjinore në prona ende problematike në Kosovë

E publikuar: 27/06/2024 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mungesa e arsimimit, problemet në qasjen e financave, trajtimi jo i barabartë në familje, këto janë disa nga barrierat për gratë për të shfrytëzuar të drejtën në trashëgimi, kështu u tha të enjten në diskutimin me temën “Perspektiva Gjinore mbi Pronësinë e Tokës dhe të Drejtat Pronësore – Kuadri Ligjor”,
organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), raporton Ekonomia Online.

Se sa është e rëndëshme për gratë qasja e barabartë në prona, Dita Dobrunja, Ekonomiste Gjinore, tha se është e drejtë themelore qasja në pronë dhe qasja e barabartë e nivelizon pronën se ku jetojmë, ndërsa problem vazhdon të mbetet mungesa e qasjes në prona.

“Problemi vazhdon me mbetë te normat patriarkale, kultura në të cilët jetojmë. Një grua vendos me e marrë atë që i takon krijon probleme në rreth, ku tërhiqet për të mos qenë problematike, e pastaj kjo ndikon në pavaresinë ekonomike për të mos shkuar tutje”, tha ajo.

Saranda Sadikaj, Artiste Feministe, tha se shumë raste patriarkati i konvenon burrave, çështjes së pronës i duhet një trajtim i nevojshmëm dhe i domosdoshëm, theksojë ajo.

“Ndikimi është pozitiv shkaku që dicka që shohim e gëlltitim më lehtë. Impakti i artit ëahtë pozitiv sepse ka gea që kur e shohin performancën aty ndalen dhe mendijnë për të marrë vendime. Videoperformacat në aspektin virtual munden me diku dhe më pas imapkt më te madh qoftë të gratë apo burrat, sepse munden me reflektu”, tha Sadikaj.

Besa Luzha, Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, tha se sa i përket çështjes së pronës, në vendin tonë kemi përvojën vetanake. “Si njerëz që jetojmë këtu, historikisht e ka pas një qasje vertikale, ku një kryefamiljar ka qenë gjithmoën burrë, një mëndësi ka mbreteru krejt kohën. Mos ta shohim pronën si element i trashëgimisë, mos ta kërkojmë por ta krijojmë, si bëhet kjo, ta shohim me ekspertizë. Po shoh të rinjë e të reja që janë të vedijshëm”, tha ajo.

Avokati Ardian Bajraktari, tha se është e diskutueshne çështja e projekt kodit civil, ka bazë për më u trajtu në mënyrë të barabartë të gjitha palët në çështjen e pronës. “E drejta në pronë kur materializohet atëherë themi se jemi një shoqëri për këtë duhet punë e angazhim. Pavarësisht garancisë të drejtës në pronë legjislacioninka avancuar, vazhdon më pas një qasje afmirmative, ndryshimet në vitin 2019 kanë avancuar legjislacionin”, tha ai.

Vedijësimi i përgjithshëm sa i përket çështjes së pronës, të përfshihet kontrata martesore, janë disa nga çështjet me më rëndësi që duhet të trajtohen, sipas avokatit. “Aspektet gjyqesore zgjasin me vite, rastet e trajtimit veçmas pronësore, ku janë të përfshira gratë dhe vajzat të trajtohen me priorotet të punohet në vedijësimin e opinionit të përgjithshëm në trajtimin e çështjeve me prioritet të grave e vajzave”, tha Bajraktari

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020