Pa vendim zyrtar për selinë e Gjykatës Speciale

22.03.2015 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pa vendim zyrtar për selinë e Gjykatës Speciale

Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar nëse selia e Gjykatës Speciale për Kosovën do të jetë në Holandë.

Një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar ende Brukseli, i cili zhvillon bisedime me shtetin e Holandës.

Në rast të një marrëveshjeje për selinë e Gjykatës, atëherë kjo marrëveshje duhet të ratifikohet fillimisht në parlamentin holandez.

Autoritetet e Bashkimit Evropianë dhe ato të Kosovës ende po vazhdojnë diskutimin me Holandën rreth selisë së Gjykatës Speciale.

Qeveria holandeze nuk e ka konfirmuar nëse procesi negociues për këtë çështje të jetë përmbyllur.

Zyra e BE-së në Prishtinë, përmes postës elektronike, i tha Radio Kosovës se themelimi i Gjykatës Speciale vazhdon të mbetet prioritet.

“Themelimi i Gjykatës Special mbetet prioritet për BE-në dhe Kosovën. Në këtë fazë nuk mund të komentojmë për veprime konkrete. Procesi planifikues në Bruksel dhe Prishtinë është duke vazhduar. BE-ja inkurajon Kosovën në formalizimin e kornizës ligjore për themelimin e kësaj gjykate, bazuar në marrëveshjen e arritur përmes shkëmbimit të letrave dhe ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës, i bërë në prill të 2014”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së.

Nëse vendoset që selia e Gjykatës Speciale të jetë në Holandë, atëherë marrëveshja duhet të ratifikohet nga parlamenti i Holandës.

Ndërkohë, Ambasadori i Holandës në Prishtinë, Robert Bosch i tha Radio Kosovës se “Parlamenti do të diskutojë këtë çështje në kohën e duhur. Nuk mund të parashikoj rezultatin, sepse parlamenti është i pavarur, por ne shpresojmë se ata do të bien dakord”.

Ditë më parë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se nuk janë autoritetet e Kosovës ato që do të bisedojnë me Holandën për selinë e Gjykatës Speciale. Një gjë të tillë do ta bëjë Brukseli.

Mediat e huaja më herët kanë shkruar se ideja që Gjykata Speciale për Krime lufte ta ketë selinë në Holandë lidhet edhe me faktin e sigurisë së dëshmitarëve, të cilët janë kyç për aktakuzat që pritet të ngriten për disa pjesëtarë të ish -UÇK-së, raporton Radio Kosova.

Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar nëse selia e Gjykatës Speciale për Kosovën do të jetë në Holandë.

Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar nëse selia e Gjykatës Speciale për Kosovën do të jetë në Holandë.

Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar nëse selia e Gjykatës Speciale për Kosovën do të jetë në Holandë.

Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar nëse selia e Gjykatës Speciale për Kosovën do të jetë në Holandë.

Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar nëse selia e Gjykatës Speciale për Kosovën do të jetë në Holandë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve