OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

E publikuar: 26/11/2020 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre.

Përmes një statusi në Facebook, Klinaku, thotë se Kosova pa mbetur pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit “e po na bëjnë çka po donë!”.

Ky është statusi i tij i plotë:

Qenkan mbledhur tre gjykatës të Hagës dhe po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në emër të saj e paskan vazhduar mandatin e vet, të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ja çka thotë Kushtetuta për Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe kush e përbën atë:

Amandamenti nr 24, neni 162, pika 3:

3. Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtar të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.

Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë!