OVL e UÇK-së: Listat të publikohen sa më shpejt

02.04.2015 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
OVL e UÇK-së: Listat të publikohen sa më shpejt

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është e shqetësuar thellë me vonesën e publikimit të të gjitha listave paraprake.

“Konsiderojmë se është e pakuptimtë dhe e papërgjegjshme nga ana e komandantëve, vonimi i publikimit, pasi që po dëmtohen veteranët e luftës që janë në gjendje të mjerueshme ekonomike e sociale.

Ne kërkojmë, që listat të publikohen sa më shpejt në mënyrë që ligji aktual të filloj zbatimin. Gjithashtu theksojmë se ne si OVL të UÇK-së, në vazhdimësi do të angazhohemi që të amandamentohet ky ligj, që sa më mirë të përshtatet me nevojat e veteranëve të luftës. Pasi që vendi ku nxjerren ligjet është Kuvendi, ne do të bashkpunojmë me të gjithë deputetët, që në të ardhmen të bëhen plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme.

Edhe njëherë, ne inkurajojmë të gjithë veteranët e luftës, që ta shfrytëzojnë të drejtën e ankimimit sipas suazave ligjore, në rastet që ata e konsiderojnë se ka padrejtësi.

Pasi që listat janë të gatshme dhe vetëm presin miratimin e komandantëve të zonave përkatëse, ne kërkojmë që komandantët të jenë në nivelin e përgjegjësisë dhe që listat të publikohen gjatë javës së ardhshme. Pakënaqësia është shumë e madhe për këtë vonesë dhe kërkesa për protestë, vazhdimisht kemi marë edhe nga degët por edhe nga veteranët që çdo ditë ankohen për gjendjen e mjerueshme të tyre. Por ne sinqerisht besojmë se nuk do të ketë nevojë që ky proces kaq i nevojshëm për veteranët, të devijojë me protesta, mirëpo jemi të detyruar t’i organizojmë nëse vazhdon stërzgjatja e panevojshme. Për këtë, përgjegjësi do të japin vet komandantët që janë dhe shkaktarët kryesorë të kësaj stërzgjatjeje”, thuhet në njoftim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare