Osmanit s’ia ndalë as shiu vallëzimin në festën e Pavarësisë së ShBA-së

E publikuar: 02/07/2024 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në festën e Pavarësisë së ShBA-së, të organizuar nga ambasada amerikane në Kosovë.

Në një video të publikuar, Osmani shihet bashkë me Zotëriun e Parë, Prindonin, duke vallëzuar bashkë me disa të tjerë në shi, transmeton Klankosova.tv.

Në vallëzim u pa duke marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.