Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka kujtuar heroin e Kosovës, Tahir Zemaj në 22-vjetorin e vdekjes, shkruan Infosot.
Osmani ka thënë se vepra e kolonelit Tahir Zemajt është një udhëheqës i paepur dhe guximtar.
“Emri i kolonelit do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës dhe i luftës për liri dhe pavarësi, ndaj zbulimi i autorëve të vrasjes dhe vënia para drejtësisë janë të domosdoshme”, shkroi Osmani në Facebook.