Osmani vizitoi institucionet që do të kujdestarojnë në ndërrimin e viteve: 2022-ta le të jetë vit i sukseseve

E publikuar: 31/12/2021 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fundit të vitit ka vizituar, Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Qendrën Operative Komunikuese Koordinuese, Stacionin “Qendra” të Policisë, si dhe Brigadën e Zjarrfikësve.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Klinikën Emergjente, Osmani ishte e shoqëruar nga zëvëndësministrja e shëndetësisë, Dafina Gexha.

Në takim me drejtuesit dhe stafin, Presidentja Osmani ka uruar që gjatë kujdestarisë në ndërrimin e moteve të ketë sa më pak angazhim për ta, duke falënderuar të gjitha institucionet shëndetësore për punën që po bëjnë në menaxhimin e pandemisë. Ajo ka falënderuar gjithë stafin mjekësor që kujdestarojnë në natën e ndërrimit të motmoteve.