Osmani takon Guerot, flasin për situatën në veri të Kosovës

E publikuar: 07/04/2023 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë dakordimin e arritur për marrëveshjen bazë, si dhe planin e zbatimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe zhvillimet e sigurisë në veri të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog për t’i kontribuar paqes afatgjate në rajon në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, ajo ka nënvizuar rëndësinë e përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.

Më tej, Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuar për zbatimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.