Osmani takohet me Peachin në Londër, diskutojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

E publikuar: 08/05/2023 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Londër, është takuar edhe me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach.

Osmani tregoi se me të ka diskutuar për hapat e rëndësishëm në dialog dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, ka shkruar Osmani.