Osmani takohet me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Yasar Guler

E publikuar: 17/10/2023 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të martën në takim ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Yaşar Güler.

Takimi është duke u mbajtur në Presidencë dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Sot gjatë ditës ministri Güler, është takuar edhe me  ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci dhe me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.