Osmani takohet edhe me presidentin e Zvicrës në Spanjë

E publikuar: 05/10/2023 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar sot në Spanjë presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset.

Osmani sot në margjinat e samitit të Komunitetit Europian Politik ka takuar edhe kryeministrin e Britanisë, Rishi Sunak, si dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Presidentja Osmani sot tha se do të kërkojë që shtetet e Europës ta sanksionojnë Serbinë për aktin agresor të 24 shtatorit.