Osmani pret në takim kryeparlamentaren sllovene

E publikuar: 01/07/2024 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.

Takimi është duke u zhvilluar në presidencë dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Kryetarja Klakočar Zupančič, është takuar sot gjatë ditës edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, e cila pas takimit në një konferencë për media ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë përpara, dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën.

Kryetarja Klakočar Zupančič gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me  ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz./EO