Osmani politikanëve: Mos jepni premtime, pagat rriten aq sa rritet GDP-ja

26.10.2015 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Osmani politikanëve: Mos jepni premtime, pagat rriten aq sa rritet GDP-ja

snjë politikan më nuk do të mund të jap premtime për rritje të pagave në sektorin publik. Tashmë çështja e ngritjes së pagave pritet të rregullohet me ligjin mbi financat publike. Rritja e pagave do të mund të bëhet vetëm atëherë kur rritet GDP-ja.
Këtë e ka bërë të ditur një bisedë për KosovaPress, kryetari i komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani.

“Rregulli që konsideroj që është shumë i rëndësishëm për rregullën financiare është çështja e rregullimit të ngritjes së pagave. Deri më tash kemi pas një oscilim rreth kësaj vetëm në kohën e fushatave apo premtimeve që janë bërë, e kemi fut në ligj që besoj që do të aprovohet që paga mund të rritet krahas zhvillimit ekonomik. Me fjalë të reja paga mund të rritet aq sa rritet GDP-ja, aq sa rritet Bruto Produkti Vendor, aq mundet të rritet pagan ë sektorin publik. Unë konsideroj që kjo është një rregull një kushtëzim i mirë dhe kjo ka me vu rregull në çështjen e pagesës së të gjithë punëtorëve të Administratës Publike në Kosovë”, tha Osmani.

Osmani ka treguar se me miratimin e plotësim ndryshimeve të ligjit mbi financat publike do të rregullohet edhe çështja e deficitit buxhetor që deri tani ka qenë e kufizuar me 2 për qind.

“Ndryshimi ka të bëjë përveç në strukturën organizative të ministrisë ka të bëjë po ashtu edhe me rregullimin e rregullës fiskale që ka qenë 2 për qind që deficit me qenë i kufizuar me një standard ndërkombëtar… E kemi hequr kufizimin por është një kufizim rregull që nuk mund tejkalohet 30 për qind e Bruto Produktit Shoqëror ky është një kufizim do të thotë një limit derisa mundemi me hy në obligime nga institucionet financiare jashtë Kosovës… Fjala është gjithnjë vetëm për investime kapitale do të ti shmangemi rregull? ?s ndërsa rregulla do të vlejë për huazimet apo kredit e brendshme dhe mendoj që është një gjë e mirë për arsye se vetëm për investime kapitale të domosdoshme mund të hymë në borxh ndërsa për shpenzime tjera siç janë paga apo mallra dhe shërbime apo shpenzime të tjera do të jenë të kufizuara ”, tha Osmani.

Ajo që nuk kanë arritur të hy me ligji por që do të diskutohet ditëve në vazhdim, sipas Osmanit është çështja e kompensimit të demit jo ekonomik në rast se personat të caktuar arrestohen pa faj, janë të dëmtuar emocionalisht me largimin nga puna apo diçka tjetër.

“Një çështje tjetër që konsideroj që duhet të bëhet por që nuk është fut edhe përkundër asaj që kemi biseduar. Është peticioni i qytetarëve që ka të bëjë me dëmin jo ekonomik ku iu jan? ? drejtuar kuvendit, respektivisht komisionit edhe komisioni duhet ta shqyrtoj. Sepse kjo kërkohet të jetë e amandamentuar ose pjesë e ligjit për menaxhimit të financave publike që nuk është aq e thjeshtë për arsye se një dëme i tillë është vështirë të bëhet vlerësimi, mirëpo këtë e garanton kushtetuta dhe normat ndërkombëtare që duhet të bëhet edhe dëmi jo ekonomik të jetë pjesë e ligjit për financat publike”, tha Osmani.

Ai po ashtu ka qartësuar se edhe rritjet e proklamuara për pensione nuk mund të ndodhin, kjo pasi vendimet e tilla nuk i merr asnjë ministër tjetër përveç kryeministrit të vendit dhe ministrit të financave.

“Unë konsideroj që në këtë kohë edhe qeveria, edhe ministritë e resurseve duhet të jenë shumë? ? të kujdesshëm për arsye se përballemi me një situatë jo të mirë të një kategorie siç janë pensionistët. Pensionistët edhe ata ndahen në disa kategori dhe deklarata e fundit që janë bërë të pa koordinuara me ata që vendosin ai është kryeministër dhe ministër i financave. Konsideroj që nuk është dashur të jepen për arsye se duhet të bëhen parallogaritje se sa ka mundësi financiare Kosova me e rritë një pension në vlerën çfarë është përmend”, tha Osmani.

Ligji mbi financat publike është në fazën e hartimit në kuvend dhe shumë shpejt pritet të dërgohet për miratim në Kuvend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara