Osmani në Bullgari, pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Radev

E publikuar: 30/11/2022 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të presidentit Rumen Radev.

Presidenti bullgar e priti homologen kosovare me një ceremoni zyrtare para Katedrales së Shën Aleksandër Nevskit.

Të dy presidentët parakaluan me nderime para Gardës së Nderit, kurse presidentja Osmani-Sadriu, vendosi kurorë lulesh pranë monumenti të Ushtarit të Panjohur, raporton BT.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, presidentët Radev dhe Osmani-Sadriu, janë duke zhvilluar një takim kokë më kokë, e më pas do të ketë bisedë ndërmjet delegacioneve zyrtare.

Krerët e të dy shteteve do të diskutojnë çështjet e agjendës dypalëshe dhe rajonale, perspektivën evropiane të Kosovës dhe mënyrat për të nxitur bashkëpunimin në ekonomi, investime, energji, transport, turizëm, arsim, shkencë dhe kulturë.