Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar ish-gazetarin Enver Maloku në 24-vjetorin e vrasjes së tij.
Osmani ka thënë se duhet të punohet për t’i gjetur autorët e vrasjes së tij.
Postimi i plotë:
Në 24 – vjetorin e vrasjes së atdhetarit e gazetarit Enver Maloku, e kujtojmë me respekt bashkëpunëtorin e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova dhe drejtuesin e Qendrës për Informim të Kosovës, zërin e të vërtetës sonë nga kohët e errëta.
Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë!
Qoftë i paharruar kujtimi për Enver Malokun!