Osmani e nderon Dua Lipën me titullin Ambasadore Nderi

E publikuar: 05/08/2022 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në zyrën e saj këngëtaren Dua Lipa, të cilës i ka ndarë titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, “sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje”.

Osmani e ka falenderuar Lipën “për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”.Osmani, në faqen e saj në Facebook, ka postuar fotografi nga ky moment, pjesë e të cilit shihet se janë dhe bashkëshorti i saj dhe dy vajzat e tyre.