Osmani dorëzoi dekoratën “Urdhri Dr. Ibrahim Rugova” për aktivisten Sevdije Ahmeti

E publikuar: 10/12/2020 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, u.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dorëzoi dekoratën Urdhri Dr. Ibrahim Rugova, për aktivisten dhe humanisten Sevdije Ahmeti.

Në emër të Presidencës, dekorata iu dorëzua familjes së Sevdije Ahmeti. Sevdije Ahmeti (1944-2016) ishte ideatorja dhe shtylla e lëvizjes së grave në Kosovë. Në mesin e mbrojtësve më të hershëm të të drejtave të grave si të drejta të njeriut në Kosovë, ajo ishte udhëheqëse, aktiviste, feministe.

Me 12 shkurt 2019, RrGK dërgoi propozimin zyrës së Presidencës e cila u aprovua nga Presidenti në kuadër të shënimit të20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, si nderim për kontribuuesen e madhe të të drejtave të njeriut, veçmas të të drejtave të gruas.