Osmani dhe ambasadori turk flasin për krijimin e institucioneve të reja

E publikuar: 01/03/2021 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U.d. presidentes Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Osmani dhe ambasadori Sakar diskutuan për raportet bilaterale mes dy shteteve, duke potencuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe raportet e mira mes shteteve.
Presidentja në detyrë është shprehur falënderuese për ndihmën që shteti turk i ka ofruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj në fusha të ndryshme, e sidomos tash së fundmi përgjatë pandemisë. Ajo ka theksuar faktin se Turqia ka ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve në faza të ndryshme që ka qenë ndihmë e madhe për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Sakar ka uruar Osmanin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke konstatuar se vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i qartë dhe se i njëjti duhet të jetësohet përmes krijimit të institucioneve të reja.