
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se bashkë me Kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, kanë përuruar shtatoren e Nënë Terezës.
Osmani ka thënë se kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët.
“Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!”, ka shkruar Osmani.