Organizohet forumi për hapjen e Kanalit Olimpik

E publikuar: 12/10/2021 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U organizua në Pekin forumi për hapjen e Kanalit Olimpik të CMG-së. Ky do të jetë kanali i parë sportiv në botë me qartësi ultra të lartë 4K që transmenton nëpërmjet satelitit. Drejtori i CMG-së Shen Haixiong mori pjesë në këtë forum dhe zhvilloi diskutime me përfaqësues të anëtarëve të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, ekspertë, studiues dhe sportistë etj.

Kanali Olimpik është rezultat i bashkëpunimit strategjik midis CMG-së dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ai është gjithashtu e vetmja platformë komunikimi në Kinën kontinentale që është autorizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të përdorur emrin olimpik dhe logon e pesë unazave.