
Shkruan: Shenoll Muharremi
Nuk ka me fjetë shumë. Ka kalu ajo kohë ku kosovari ka kohë me fjetë gjumë gjatë si ariu dimrit. Tash jemi në një kohë të jashtëzakonshme. Institucionet nuk po krijohen, e sfidat po na rriten. Propozuan me i rritë çmimet e rrymës. Kjo krijon inflacion të ri, e inflacioni është armiku më i madh i Kosovës aktualisht. Na duhen institucionet, jo vetëm me korrektu vendimin e gabuar rreth energjisë, por edhe me menaxhu ekonominë, me gjetë modelin për rritje dhe përkrahje të sektorit privat, me bë Kosovën vend më të mirë.
Kriza e institucioneve! Të kthehemi këtu. Kjo ka zgjidhje. Njerëzit po e krijojnë, njerëzit munden me zgjidhë. Mirë që nuk po thuhet “Serbia apo Rusia po na pengon” se po dihet mirë që na vetën po e pengojmë. Të fokusohemi te zgjidhja.
Tri zgjidhje dhe opsione:
Opsioni 1: Zgjidhja e parë është partia më e madhe me luajt rolin që i takon dhe me propozu një kandidat për kryetar kuvendi që i merr votat e tjerëve. Kjo është e domosdoshme se ata nuk i kanë votat vetë. Kur nuk i ke, duhesh me bë kompromis dhe me bashkëpunu me tjerët. Nëse ata nuk dëshirojnë me bë këtë, siç po insistojnë, ky opsion bie. Askush nuk mundet me detyru LVV me bashkëpunu me tjerët. Ata edhe strategjinë zgjedhore e kanë pasur polarizuese dhe përçarëse. Kjo strategji ka dështu keq dhe nuk i ka arritë qëllimet. Por nëse menaxhmenti i partisë vendos me vazhdu kështu, nuk ka hajr prej këtij opsioni. Sipas të gjitha gjasave, LVV nuk ka me ndryshu.
Opsioni 2: Vendi duhet, fatkeqësisht, me shku në zgjedhje të reja nëse opsioni i parë nuk realizohet. Nëse nuk ka kushte me apliku opsionin e parë, më natyralin dhe më të mirin, atëherë duhemi me shku në zgjedhje të reja. E di që është vështirë dhe shumë personave ju duket opsion jo i mirë, po është i domosdoshëm. Këtu po duket aq shumë mosbesim mes kampeve, saqë nuk po shihet që ka shpresë me u arritë një pajtim. Edhe ashtu, çka të duhet një qeveri kaq e brishtë? Pa bashkëpunim dhe kompromise kemi me vazhdu me pas krizë pas krize. Kështu që, opsioni 2 i zgjedhjeve të reja, pasi që dështon opsioni i parë, bëhet i pashmangshëm dhe rruga më natyrale.
Opsioni 3: Ok, ky nuk është shumë opsion, por është rruga përpara pasi që konsumohen dhe aplikohen opsionin një dhe dy. Pra, pasi që shkojmë në zgjedhje, duhemi me u siguru që nuk marrim rezultate të njëjta. Këtu po na nevojitet një fitues i bindshëm mes dy kampeve. Derisa nuk kemi një fitues apo një shumicë të pastër, nuk duket që mundemi me gjeneru stabilitet. Kjo ka mundësi me u arritë edhe teknikisht me numra sipas trendeve zgjedhore, por edhe në aspektin programor dhe cilësor.
Për me e arritë këtë, duhet me u bë gjëra të jashtëzakonshme, ashtu edhe si është situata. Dmth me taktika e metoda, qasje të ngjashme sikur në zgjedhjet e fundit, nuk arrihet një ndryshim dhe nuk ka stabilitet. Për atë arsye, partitë politike, kryesitë dhe lidershipi duhet me u bë gati me bë kompromise të mëdha për shkak të gjendjes së krijuar. Ata duhet me tregu frymë dhe shpirt bashkëpunimi në atë mënyrë që e garanton një fitues të qartë.
Njëri nga kampet duhet me fitu bindshëm. Kjo përgjegjësi dhe barrë është e lidershipit të partive politike dhe ata nuk munden me e shmangë një gjë të tillë më.
….
Dmth ZGJIDHJE ka. Sa të duash. Tash ka edhe opsione. Jo vetëm një, po dy a tri. Nuk duhemi me humbë më kohë. Në momentin e ardhshëm që dështon me u konstitu Kuvendi, duhet me u pajtu me shku në zgjedhje të reja. E pastaj, aty duhet me i bë gjërat pak ma ndryshe, me u sjellë ashtu sikur edhe jemi në situatë të jashtëzakonshme.
Të gjithë e kanë obligim me kontribu dhe me siguri që kemi themelim të institucioneve dhe stabilitet politik. Ne kemi aq shumë punë me bë për me e përmirësu ekonominë, kushtet e jetës dhe të bizneseve, saqë nuk e kemi më asnjë sekond me humbë. Kështu që, shtrëngohuni, dhe të nisim procesin.
Përvjelni mangët dhe ta përfundojmë e ta bëjmë atë që është e domosdoshme: me nxjerrë vendin nga kriza e thellë dhe me u kthy te interesi publik, e me i shërby qytetarëve, familjeve, bizneseve dhe prodhuesve vendorë që kanë tepër nevojë për përkrahje. Politikat publike janë me ofru zgjidhje, jo me blloku. Nëse mbesim në këtë nivel, i humbë kuptimi dhe arsyeja e ekzistimit të partive politike. Koha ka ardh me i bë gjërat pak ma ndryshe që me garantu stabiliteti, me zbatu kushtetuën dhe ligjet dhe me KTHY BESIMIN tek njerëzit, bizneset dhe ekonomia jonë.