Lajmet

Opozita e pranon vetëm dorëheqjen e Qeverisë, asnjë ofertë tjetër

21.03.2016 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Asnjë ofertë nuk do ta pranojë opozita nga pushteti, pos datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Kadri Veseli, që është kryetar i Kuvendit, javën e shkuar tha se shpejt opozita do ta ketë një ofertë serioze që do të çojë drejt tejkalimit të krizës dhe zor që do të mund ta refuzojnë atë, raporton KTV.

Por, në Vetëvendosje, deklaratat e Veselit po i quajnë të një njeriu që po mundohet të imponohet si lider.

Thonë se opozita nuk është për të tregtuar me oferta, por e vetmja rrugëdalje sipas tyre, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Edhe shefja e deputetëve të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se krejt çka mund të ofrojë pushteti do të mund të jenë dorëheqja e qeverisë dhe një datë zgjedhjesh të jashtëzakonshme.

AAK-ja pret që ekzekutivi të reflektojë shpejt në kërkesën e tyre.

Të premten që shkoi, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, foli për një ofertë që shpejt do t’i bëhet opozitës, e që tha se do të ketë transparencë maksimale, por në asnjë rast nuk ka treguar se çka do të përfshijë ajo ofertë.

Kur u pyet nga gazetarët nëse oferta nënkupton edhe zgjedhje të parakohshme, në asnjë rast nuk i ka pohuar e as mohuar ato, por ka thënë se gjithçka mund të arrijnë bashkërisht, veç pa ultimatume.

Ndryshe, KTV-ja ka provuar të vejë kontakt me zyrtarë të PDK-së, por një përgjigje nga ta ka qenë e pamundur, transmeton Koha.net.

‘Koha Ditore’, nga burime të saj, ka raportuar se oferta e Kadri Veselit për opozitën nuk i përjashton zgjedhjet e parakohshme, por kjo ofertë do t’i bëhet opozitës vetëm pasi Hashim Thaçi të betohet si president i Republikës e vetë Kadri Veselit të zgjidhet kryetar i PDK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje