Opozita: Dorëheqjet e ministrave, nuk mjaftojnë

13.05.2015 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Opozita: Dorëheqjet e ministrave, nuk mjaftojnë

Dorëheqjet e dy ministrave më me ndikim në qeverinë e kryeministrit, Nikolla Gruevski, vlerësohen si hap i parë drejt dorëheqjes së tërë kabinetit të tij qeveritar, pas aferës së përgjimeve dhe aksionit policor në Kumanovë, që përfundoi me një epilog tragjik, me 22 të vrarë, dhjetëra të plagosur dhe shumë prona të shkatërruara.

Në arsyetimet e dorëheqjeve të ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe drejtorit të drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov, si shkas për dorëheqjet nuk përmendet Kumanova, por ajo që njihet si aferë e përgjimeve dhe akuzat e opozitës për veprimtari kriminale.

“Në këto ditë të vështira, kur Maqedonia ndodhet në krizë të thellë politike, vlerësoj se është koha të tërhiqem, me bindjen se dorëheqja ime nga funksioni, ministre e punëve të brendshme do të kontribuojë në kapërcimin e saj“, thotë Jankulovska në arsyetimin me shkrim drejtuar kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Tre zyrtarët e dorëhequr ishin më të apostrofuarit në bisedat e publikuara nga kreu i opozitës, Zoran Zaev, për të cilin, dorëheqjet e Jankullovskës, Janakievskit dhe Mijallkovit janë të pamjaftueshme.

Për zgjidhjen e krizës politike dhe të sigurisë, Zaev kërkon dorëheqjen e kryeministrit, Nikolla Gruevski.

“Ajo çfarë folëm deri tani, u vërtetua. Kjo është dëshmi për vërtetësinë e bisedave dhe të gjithë shkeljeve ligjore si dhe krimeve të Nikolla Gruevskit dhe rrethit të tij të ngushtë në qeveri. Dorëheqjet e Jankullovskës, Janakievskit e Mijallkovit, nuk janë qëllimi ynë final. Ky është vetëm hapi fillestar drejt fundit të Nikolla Gruevskit“, ka shkruar Zaev në rrjetin social Facebook.

“Mendoj se bëhet fjalë për reagim në panik pasi është më se e qartë se Gruevski nuk ka hapësirë veprimi për të vazhduar qeverisjen me vendin. Është komike të shihet se si urdhërdhënësi i të gjitha aferave tani dorëzon bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë që të ruaj kokën e tij. Nuk kam asnjë dilemë se Nikolla Gruevski një orë e më parë duhet të ikë nëse vërtetë i’a mendon të mirën Maqedonisë“, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Tito Petkovski, një nga liderët e frontit opozitar.

Njohësit e çështjeve politike, thonë se kryeministri, Nikolla Gruevski është i pafuqishëm t’i bëjë ballë rezistencës e cila nga dita në ditë po rritet.

“Mendoj se është fillimi i dorëheqjeve, presioni do të vazhdoj deri në dorëheqjen e kryeministrit, Nikolla Gruevski. Askush nuk dëshiron të punoj me të, presionet janë të fuqishme si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sa i përket dialogut politike, mendoj se ai duhet të përfundojë me dorëheqjen e qeverisë. Kjo do të ishte ajo që më së shumti ka nevojë vendi”.

“Duhet të formohet një qeveri kalimtare nga personalitete të pastra për të mundësuar organizmin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike“, thotë për Radion Evropën e Lirë, Mirjana Malevska, njohësve e çështjeve politike dhe ligjëruese në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Mersel Bilalli, analist dhe profesor në Universitetin Fon thotë se dorëheqje e dy zyrtarëve është parapërgatitje e Gruevskit për të dorëzuar pushtetin.

“Mendoj se kjo është një parapërgatitje për dorëheqjen e përgjithshme të qeverisë, pra kjo është një përgatitje e opinionit për atë që pritet në ditët në vijim, para së gjithash përgatitje e VMRO-DPMNE-së për atë se qeveria do të shkojë”.

“Rikonstruktimi i sotëm apo kohëzgjatja e kësaj qeverie do të jetë më e shkurtër se ajo e Republikës së Krushëves në kohës e Perandorisë Osmane, që nuk ka zgjatur më shumë se dhjetë ditë“, thotë Bilalli për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se rol kyç në zmbrapsjen e Gruevksit kishin presionet e fuqishme nga diplomatët perendimor.

Në fakt, dorëheqjet e dy zyrtarëve më me ndikim në qeverinë e kryeministrit Gruevski pasojnë takimet që ai dhe liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kishin me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, në Shkup, të cilët drejtuan kritika të ashpra në adresë të qeverisë.

Ambasadori amerikan Jess Baily, është përqendruar në veçanti në “mospërkushtimin e qeverisë për zbardhjen e aferës së përgjimeve“.

Në këto takime, kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i është dhanë mbështetje për protestat, por gjithashtu është kërkuar kthimi i partisë së tij në Kuvend, ndërsa nga BDI-ja kërkuan angazhim për hetimin e kriminalitetit të përfaqësuesve qeveritar, që u zbardhën nga publikimi i bisedave të përgjuara.

Nga partia e Ali Ahmetit, kanë përgënjeshtruar informacionet se dorëheqjeve të zyrtarëve të partisë së Gruevksit mund t’i bashkëngjiten edhe kuadro të BDI-së. /REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit