Lokale

Operacione të ndërlikuara të fëmijëve po kryhen në QKUK

13.05.2016 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Operacione të ndërlikuara të fëmijëve po kryhen në QKUK

Në Klinikën Kirurgjike të fëmijëve, në Qendrën Klinike Universitare, me gjithë mungesën e madhe të kushteve për punë, mungesën e materialit shpenzues dhe barnave, aty kryhen shumë operacione të fëmijëve.

Por, janë disa operacione më specifike qe nuk mund të kryhen nga kirurgët e fëmijëve kosovarë.

Nexhmi Hyseni, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së fëmijëve, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kanë bashkëpunim të ngushtë me profesionistë të lëmisë së kirurgjisë së fëmijëve, nga e gjithë bota.

Së fundmi janë kryer 12 operacione të ndryshme nga kirurgu australian Paddy Dewan.

“Janë 45 pacientë që janë kontrolluar, derisa janë seleksionuar 12 raste të operacionit dhe 3 presin të kryhen. Kanë qenë raste të ndërlikuara dhe zgjasin me orë të tëra. Bashkëpunimi është shumë i frytshëm për arsye se ka shumë dimenzione. Kursehet buxheti i ministrisë dhe edukimi i stafit tonë. Gjithshtu kemi benefitw që familjet përftojnë”.

“Ka shumë lloje operacionesh që nuk kryhen këtu, nga profesionistë tonë dhe profesorë që vijnë këtu me eksperiencë botërore, edhe stafi jonë do të përfitojë profesionalisht me kryerjen e operacioneve të tilla”, tha Hyseni për Radion Evropa e Lirë.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka bërë të ditur se bashkëpunimet me profesionistë të huaj shëndetësorë janë shumë të mirëseardhura në disa aspekte.

“Po kryhen operacione të ndërlikuara që profesionistët tonë nuk mund t’i kryejnë. Me këtë po përfitojnë familjet dhe fëmijët në rradhë të parë, por edhe vetë profesionistë shëndetësorë duke marrë përvoja të tilla. Këta fëmijë kanë kërkuar ndihmë në gjithë regjionin dhe nuk kanë mundur të gjejnë shërim”.

Për këtë cështje flasin edhe vetë familjarët e fëmijëve të operuar.

Syleme Shabani, nëna e Besartës, është njëra nga familjet që ka përfituar nga operacioni i kryer në QKUK, falas, nga doktorët e Klinikës së Kirurgjisë në bashkëpunim me profesionistë të huaj shëndetësorë.

“Ka pasur problem me zorrë. Para 11 vjetësh është operuar, por nuk ka pasur sukses. E ka operuar prapë një doktor i cili ka ardhur nga një vend i huaj bashkë me doktorët tanë. Tash është mirë. Unë s’kam pasur mundësi ta operojë jashtë vendit, as që kam pyetur se sa kushton operacioni. E kanë shpëtuar”, tha Shabani për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë edhe vetë drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Curr Gjocaj ka thënë se kushtet që mbretërojnë në këtë institutcion lënë për të dëshiruar, megjithë faktin se puna aty po kryhet.

“Ne jemi të vetëdijshëm që na mungojnë shumë aparatura. Një vlerësim që kemi bërë, për çdo klinikë, investimet kapitale janë rreth 40 milionë euro. Pra, ne kemi nevoja të mëdha për të qenë konkurentë me cilësinë e lartë. Puna në klinikat tona po kryhet, ndonëse në kushte minimale, por ne e dimë që ka vend për investime në sistemin shëndetësorë”, ka thënë Gjocaj.

Sidoqoftë, këtë vit edhe buxheti për barna nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka kaluar në Ministrinë e Shëndetësisë, transmeton rel.

Drejtori Curr Gjocaj ka thënë se që në fillim të planifikimit për blerjen e barnave kanë munguar rreth 5 milionë euro, andaj edhe mungesa e barnave është evidente.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

“E vërteta gjithmonë”, reagon shkurt Mehmetaj

“E vërteta gjithmonë”, reagon shkurt Mehmetaj