Olters: “Kosova e re” projekt i vështirë dhe i komplikuar

31.10.2015 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Olters: “Kosova e re” projekt i vështirë dhe i komplikuar

Projekti energjetik “Kosova e Re” , i filluar tash e më shumë se një dekadë vazhdon të mbetet i vështirë dhe i kompletuar edhe për Bankën Botërore. Kjo bankë rangimin e Kosovës në vendin e 66-të vlerëson një përmirësim solid për të pasur investime të huaja.

Rritja ekonomike për këtë vit 3 përqind dhe që pritet të jetë 3.5 përqind në vitin e ardhshëm mbetet e pa mjaftueshme për ta zbutur varfërinë dhe papunësinë.

Kështu ka vlerësuar drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë Jan Peter Olters në intervistën për KosovaPress, i cili thotë se marrëveshja e arritur për MSA-në është rëndësishme për integrimet e tregut në BE dhe zhvillim ekonomik, mirëpo do të ketë edhe presion për mbushjen e buxhetit të shtetit tash më shumë.

Për projektin “Kosova e re” i cili projekt ka filluar tash e më shumë se dhjetë vjet dhe nuk po realizohet, Olters thotë se BB nuk ka ndryshuar mendimin për këtë projekt energjetik, edhe pse thotë se është një projekt shumë i vështirë dhe i komplikuar.

Ai beson se projekti “Kosova e re” ka mundësi për t’u realizuar, dhe sipas tij Qeveria është duke negociuar për këtë projekt.

Olters thotë në këtë vit sipas parashikimeve të tyre ekonomia e Kosovës ka një potencial për të përshpejtuar zhvillimin e saj. Sipas tij, për vitin 2015 Kosova do të ketë një rritje ekonomike afërsisht 3 përqind.

Drejtori i Bankës Botërore ka folur edhe për impaktet pozitive dhe impaktet negative për mbushjen e buxhetit me marrëveshjen e MSA-së për Kosovën, i cili thotë se për veç mbështetjes nga BE, është edhe një stimulim për zhvillim ekonomik. Dhe është e vështirë natyrisht nga MSA sepse ka një impakt për të ardhurat dhe për buxhetin kjo marrëveshje do të krijojë presion për të përshpejtuar modernizimin e sistemit fiskal. Mirëpo ai kërkon fokusim më të madh për shpenzimet buxhetore.

Ai beson se Kuvendi do të ratifikoj marrëveshjen me institucionet financiare ndërkombëtare për projektet e zhvillimit , siç është projekti i arsimit të financuar nga Banka botërore dhe përfundimisht do të votojë për buxhetin e vitit 2016.

Sipas tij, buxheti i Kosovës vazhdon të jetë shumë i përkufizuar, është një sfidë shumë e madhe për Ministrinë Financave për të siguruar që të ardhurat që ka Kosova mund të realizojë sfidat kryesore duke përfshirë edhe investimet që janë shumë të rëndësishme për të siguruar zhvillimin e vendit. Ai beson se ky buxhet do të siguroi stabilitetin dhe siguron një stimulim për zhvillimin e vendit gjatë vitit që vjen.

Olters tregoi se në raportin‘Doing Business’ Kosova ishte në rangun 126 në vitin 2012 dhe tani është në 66. Ai thotë se ka përmirësim gradual por konsistent vit për vit dhe do të ketë një impakt shumë të lartë për të realizuar investime në këtë vend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?