Olluri për Bedri Hamzën: Po mendon që po garon me Bahtirin, opozitari nuk duhet të jetë “djalë i mirë”

E publikuar: 02/10/2024 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori ekzekutiv i Gazetës Insajderi ka folur lidhur me kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.

Sipas Ollurit, Hamza e ka ngatërruar garën lokale që e kishte me Agim Bahtirin në vitin 2021, me garën për kryeministër.

Ai ka thënë se në çdo vend të botës, lideri opozitar është më radikal.

“Mendoj që Hamza e ka ngatërru pak e garën që e ka pasur me Agim Bahtirin, nuk është koha me iu kallxu njerëzve sa njeri i mirë, sa i urtë edhe që nuk je analfabet e që nuk flet palidhje video”.

“Pretendenti për kryeministër duhet me qenë opozitar radikal, dhe i ashpër. Çdo vend të botës opozitari nuk është djalë i mirë. Këtë veç Kosovë e sheh që kandidati për kryeministër të merr plusa prej pushtetit që është djalë i mirë”, ka thënë Olluri.