Gazetari Parim Olluri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i pari që ka rritur pagën dhe s’e ka falënderuar askush.
Olluri në ‘Pressing’ të T7 ka thënë se pas rritjes së pagave i reaguan sindikata e administratës qëndrore, ajo e zjarrfikësve, policëve dhe në fund Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSBK).
Në të gjitha reagimet e sindikatave e kundërshtuan vendimin, meqë thanë se vendimi u mor njëanshëm.
“Çdo pushtet është normalizu që me shku nga ajo që me i rrit pagat në kohë fushate zgjedhore. Është një dallim. P.sh përpara partitë opozitare tu kanë dhimtë për shkak që nuk e kanë pasë në dorë s’e kanë pasë në dorë këtë kartë dhe gjithë partia në pushtet ka qenë në avantazh. Në rastin e Kurtit në krahasim me Thaçin është me tu dhimtë kryeministri në këtë rast”, deklaroi ai.
“I pashë reagimet e krejt sindikatave, është hera e parë që kryeministri i rrit rrogat zyrtarisht edhe kërkush faleminderit nuk i thotë. Në një anë ke sindikata e Administratës Qëndrore, nën dy ke kryetari i shoqatës së zjarrfikësve, në anën tjetër ke sindikata e policisë dhe në fund ke reagimi i BSPK-së që tha se nuk është diskutuar fare me neve. Është për herë të parë që të dhimbset kryeministri e jo opozita. Po tregohet që është një kopjues i zbehtë i Hashim Thaçit”.