Oficeri i policisë amerikano-izraelite theret për vdekje në një sulm të dyshuar terrorist pranë Jerusalemit

E publikuar: 07/11/2023 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një oficer policie amerikano-izraelite ka vdekur dhe një polic tjetër izraelit është plagosur, pas një sulmi të dyshuar terrorist me thikë pranë Jerusalemit të hënën, tha policia izraelite.

Dy viktimat ishin personel sigurie që qëndronin në detyrë pranë një stacioni policie jashtë mureve të Qytetit të Vjetër kur u sulmuan nga një i dyshuar 16 vjeçar, tha policia.

Oficerët që iu përgjigjën incidentit qëlluan për vdekje të dyshuarin e mitur, raporton Fox news.

Rose Elisheva Lubin, 20 vjeç, u identifikua si një nga oficerët që u godit me thikë dhe ishte në gjendje kritike kur paramedikët e Magen David Adom e dërguan atë në Qendrën Mjekësore Universitare Hadassah në Jerusalem për kujdes urgjent, sipas raportit.

Policia izraelite e përshkroi Lubin si të dashur nga kolegët e saj, dhe të guximshme në shërbimin ndaj vendit të saj.

“Ajo ishte e para që doli vullnetare në çdo mision për të mbrojtur vendin”, tha policia izraelite në një mesazh të përkthyer.