Kryetari i OEK-ut, së bashku me Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës ka vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve, ku u shpërndanë 80 dhurata, mjete direkte financiare si dhe duke lidhur kontrata të donacionit për një periudhë të caktuar kohore.
Aktualisht në SOS Fshatrat e Fëmijëve jetojnë 36 fëmijë pa përkudesje prindërore nga 0 deri në 18 vjeç dhe 12 të rinjë mbi 18 vjeç si dhe përkrahin mbi 600 fëmijë dhe të rinjë në rrezik të braktisjes.
Në mënyrë që t’i përkrahim sa më shumë të gjithë këta të rinjë e fëmijë të gjithë të interesuarit, mund të ofrojnë ndihmë me anë të formave të ndryshme, por mund të kontribojnë edhe financiarisht drejtëpërdrejtë në xhirollogarinë e përfituesit me të dhënat: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në Procredit Bank me nr: 1182000646000186.