Ekonomi

OEAK: Qeveria e Kosovës të kompletojë pakon fiskale

05.04.2016 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Duke pasur parasysh deficitin e lartë tregtar si rezultat i situatës së pafavorshme në të cilën ndodhen prodhuesit në Kosovë dhe mungesën e tërheqjes së investimeve të jashtme në këtë sektor si rezultat i politikave jo të mirëfillta fiskale në të kaluarën të cilat kanë penguar zhvillimin e këtij sektori, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i bënë thirrje edhe një herë Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës që të kompletojë reformën e iniciuar fiskale. Veç kësaj, një veprim i tillë do të mundësonte krijimin e vendeve të reja të punës, aq shumë të nevojshme për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Në këtë kontekst, Oda Amerikane kërkon finalizimin e Udhëzimit Administrativ për Pushimet Tatimore, por edhe zgjerimin e mëtejmë të listës së lëndëve të para të liruara nga ngarkesat doganore, në kuadër të Ligjit për Mallrat e Liruara nga Detyrimet Doganore dhe me Tarifë Zero, i cili i jep diskrecionin për një vendim të tillë Ministrisë së Financave, respektivisht Qeverisë së Kosovës. Në mënyrë që Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore të sigurojë rezultatet e duhura, Oda Amerikane kërkon nga Qeveria që në draftin final të përfshijë rekomandimet e asociacioneve të biznesit.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, e fuqizuar me 1 prill, ka hapur një kapitull të ri në tregtinë e jashtme të Kosovës, me përfitime të shumta por edhe me presion të shtuar konkurrues, për të cilat sektori privat, respektivisht industria prodhuese e vendit duhet të reagojë me investime në zgjerimin e kapaciteteve dhe ngritjen e vazhdueshme të cilësisë konform standardeve të aplikuara në BE. Qasja e pakufizuar në një treg të madh siç është tregu i Bashkimit Evropian për produktet e prodhuara në Kosovë, padyshim se do të jetë një element atraktiv për investitorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera, dhe për këtë kërkohet pasurimi i ofertës fiskale. Kjo vetëm se do të plotësonte elementet e tjera të ofertës së vendit për investitorët, siç është pozita e përshtatshme gjeografike, burimet e shumta natyrore dhe kapitali njerëzor.

Oda Amerikane beson fuqishëm që lirimet e tilla do të stimulojnë aktivitete të shtuara ekonomike të cilat rrjedhimisht do të minimizonin efektet potenciale të lirimeve të tilla në të hyrat buxhetore. Rritja e të hyrave të mbledhura gjatë vitit 2015, pavarësisht heqjes se Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë dhe lëndët e para në tremujorin e fundit te vitit te kaluar janë dëshmia më e mirë për këtë. Qeveria e Kosovës duhet që përfundimisht të barazojë ofertën e saj për promovimin e investimeve, me atë te vendeve të rajonit. Oda Ekonomike Amerikane shpreh shqetësimin e saj se çdo vonesë në miratimin e Udhëzimit Administrativ për Pushimet Tatimore por edhe nxjerrjen e vendimeve të tjera për stimuj fiskal do të jetë një mundësi e humbur për promovimin e një pakoje gjithëpërfshirëse fiskale para investitorëve potencialë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë