Oda Ekonomike e Serbisë dhe Kosovës kundër Vetëvendosjes (Foto)

17.03.2016 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryetarët e Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës Marko Çadezh dhe Safet Gërxhaliu u kanë dërguar letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të vendeve të Quintit në Serbi dhe Kosovë

Me anë të kësaj letre ata dënojnë incidentet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërkojnë ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëritet, thuhet në një komunikatë të Odës Ekonomike të Serbisë, shkruajnë mediat në Serbi.

“Oda Ekonomike e Serbisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës që janë , të përkushtuar drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së dënon ashpër përmbysjen e kamionit me mallra serbe më 11 mars , duke e konsideruar si një përpjekje për të shkeljes së lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave”, thuhet në letrën drejtuar Komisionarit Evropian për Zgjerim Johanes Hann, përfaqësues së lartë për Politikë të Jashtme të BE-së Federica Mogherini , si dhe ambasadorëve të Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Siç thuhet në deklaratë, Çadezh dhe Gërxhaliu kanë thënë se dy Odat veç kanë ftuar institucionet në Kosovë dhe organizatat tjera që janë të obliguara për garantimin e stabilitetit, që të ndërmarrin të gjitha masat në mënyrë që të ndalohen këso lloj forma të dhunës.

Ata apelojnë publikun që të dënojnë hapat e njëanshëm që ngadalësojnë procesin e normalizimit ku bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimor luajnë rol të rëndësishëm.

“Përsëri konfirmojmë angazhimin tonë në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në fushën ekonomike dhe duam që t’u bëjmë thirrje juve dhe institucionet tjera evropiane për të përdorur kompetencat e tyre ligjore, duke pasur parasysh fuqinë dhe ndikimin politik, në mënyrë që të dënohet sjellja e dhunshme dhe duke parandaluar që incidente të tilla mos të ndodhin në të ardhmen”, thuhet në këtë letër, të cilën nëpërmes një komunikate e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Serbisë.

Sipas mediave serbe, të cilat e kanë botuar komunikatën e Odës Ekonomike të Serbisë kjo letër ka ardhur si pasojë e disa aksioneve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët në rrugën nga Podujeva për në Prishtinë e kanë përmbysur një kamion me mallra serbe si dhe një kamion tjetër po me mallra serbe në autostradën “Ibrahim Rugova”.

odat-tanjug-blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Seks në park në mes të ditës, ja si reagojnë kalimtarët (VIDEO +18)

Seks në park në mes të ditës, ja si reagojnë kalimtarët (VIDEO +18)

Kosova në zonën e tërmeteve – ndërtimet e dobëta rrezikojnë Prishtinën

Shërimi i malaries tani mund të bëhet me një dozë të vetme

Shërimi i malaries tani mund të bëhet me një dozë të vetme

Maliqi: Demarkacioni u tërhoq për faj të Listës Serbe

Maliqi: Demarkacioni u tërhoq për faj të Listës Serbe

Neki-Rashicës: Krejt Kosova është me ty (Foto)

Neki-Rashicës: Krejt Kosova është me ty (Foto)

Një vit nga marrëveshja që e bllokoi shtetin

Një vit nga marrëveshja që e bllokoi shtetin

Vetëvendosje po mobilizon qytetarët për protestën e 1 shtatorit

Vetëvendosje po mobilizon qytetarët për protestën e 1 shtatorit

Policia dhe Doganat konfiskojnë rroba të falsifikuara me vlerë 200 mijë Euro, pesë të arrestuar

Policia dhe Doganat konfiskojnë rroba të falsifikuara me vlerë 200 mijë Euro, pesë të arrestuar

Fabregas transferohet në Real Madrid? (Foto)

Fabregas transferohet në Real Madrid? (Foto)

Mesazhet e vizitës së Bidenit në Kosovë

Mesazhet e vizitës së Bidenit në Kosovë

Në Velekincë të Gjilanit një serb i Pasjanit ka filluar ta dëmtojë xhaminë (VIDEO)

Në Velekincë të Gjilanit një serb i Pasjanit ka filluar ta dëmtojë xhaminë (VIDEO)

Rritet numri i aksidenteve tragjike, 59 të vdekur brenda gjashtë muajve

Rritet numri i aksidenteve tragjike, 59 të vdekur brenda gjashtë muajve

Dosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin

Dosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin

Hoxhaj numëron kërcënimet me të cilat përballet Ballkani

Hoxhaj numëron kërcënimet me të cilat përballet Ballkani

Ndalohen librat nga Serbia – Organizatori i Panairit: Qeveria e Kosovës represive

Ndalohen librat nga Serbia – Organizatori i Panairit: Qeveria e Kosovës represive