O’Connell pa për 8 Mars në Kosovë, çka nuk kishe parë më herët

08.03.2016 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
O’Connell pa për 8 Mars në Kosovë, çka nuk kishe parë më herët

Ambasadori i Britanisë në Kosovës, Ruari O`Connel, ishte çuditur kur për të parë kishte kaluar 8 Marsin në Kosovë. Ai ishte befasuar me traditën për festimin e kësaj dite.

Sipas tij, kjo ditë nuk festohet me të vërtetë në Britani dhe unë nuk e kishte parë këtë praktikë më parë.

Por, O`Connel ka theksuar se i vjen mirë që kjo ditë shënohet në Kosovë.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

8 Marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Më duhet të pranoj, herën e parë që kam kaluar 8 Marsin në Kosovë isha i befasuar me traditën. Kjo ditë nuk festohet me të vërtetë në Britani dhe unë nuk e kisha parë këtë praktikë më parë.

Por, më vjen mirë që kjo ditë shënohet në Kosovë.

Gratë në mbarë botën përballen me probleme për shkak të gjinisë së tyre. Kjo është e vërtetë në Britani, ashtu siç është e vërtetë në Kosovë. Është përgjegjësi e të gjithë neve të bëjmë diçka në lidhje me këtë. Një vend mund të jetë i lirë vetëm kur të gjithë qytetarët e tij, burrat dhe gratë, gëzojnë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat mundësi. Një vend mund të jetë i begatë vetëm kur burrat dhe gratë kanë të njëjtat të drejta pronësore dhe të njëjtën qasje në tregun e punës. Një vend mund të jetë i sigurt vetëm kur të gjithë qytetarët e tij janë të mbrojtur dhe kanë qasje në drejtësi.

Një ditë për të njohur kontributin e grave në shoqëritë tona nuk do t’i zgjidhë të gjitha këto sfida. Por kjo do të na japë një shans për të reflektuar mbi atë që duhet të bëhet dhe për të gjetur energji për ta bërë atë. Dhe kur kosovarët gjejnë energji për të ndryshuar jetën e grave kosovare, Qeveria britanike është e gatshme të ofrojë mbështetje.

Kjo është arsyeja pse kemi punuar me vullnetarë për promovimin shëndetësor të nënës për disa nga gratë më të varfra në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Kjo është arsyeja pse ne kemi punuar me OJQ-të në tërë Kosovën për t’i mbështetur gratë sipërmarrëse që kanë sjellë vende pune në komunitetet e tyre.

Dhe kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të punojmë me OJQ-të dhe vullnetarët që punojnë me viktimat e dhunës seksuale gjatë konfliktit, për të siguruar që ato të marrin mbështetje dhe drejtësinë që e meritojnë.

Pra, në këtë 8 Mars, do të kujtoj në veçanti gratë dhe burrat, në tërë Kosovën, që janë duke punuar pa pushim për të përmirësuar jetën e grave në të gjithë vendin. Ata do të formësojnë të ardhmen e Kosovës dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve