Është konfirmuar takimi mes ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, James O’Brien, dhe kryeministrit Kurti.
ZKM ka njoftuar se takimi do të mbahet në ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Njoftimi i plotë:
Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 21.10.2024
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 15:00
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ato duhet të jenë aty më së voni në ora 14:45.