Obama-s nuk i pëlqejnë vonesat: Bill, luaj këmbët (VIDEO)

E publikuar: 01/10/2016 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumëkujt mund t’i ketë ndodhur të qëndroje ulur në avionin që vonon të niset, sepse një prej pasagjereve të tjerë nuk po nxiton të ngjisë shkallët e tij.

Askush nuk mendon se kjo mund t’i ndodhë presidentit të SHBA Barack Obama-s, por edhe kur ndodh, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk përton aspak të nxisë të vonuarin që të luajë këmbët, edhe kur bëhet fjalë për Bill Clintoni-n.

“Incidenti” ndodhi ndërsa avioni presidencial “Air force One” ishte bërë gati të nisej drejt SHBA pas funeralit të ish presidentit izraelit Shimon Peres, por Bill Clinton duke takuar njerëzit në pistë vonon fluturimin.

Pa xhaketë dhe me mëngët përveshur, Obama fare qartë i thërret Clinton-it që të nxitojë duke shoqëruar fjalët e dhe me gjeste. Duket se askush nuk guxonte të nxiste ish-presidentit veç atij qe është president.

Megjithëse Bill Clinton u vonua nga njerëzit që e përshëndesnin dhe jo plotësisht për faj të tij, mediat amerikane kanë ironizuar me situatën duke thënë se ai nuk ka pse të nxitojë, ndryshe nga Obama që në fund të mandatit nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të përpiqet të bëjë sa më shumë.

Të tjerë komentojnë, se mbase Bill Clinton e cilëson fakt të kryer zgjedhjen e bashkëshortes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe që tani ka nisur të shfrytëzojë privilegjet e “burrit të parë”, mes të cilave mbase hyn edhe vonesa e fluturimit të avionit presidencial.

/ Top Channel