Bota & Rajoni

“Obama, BE, Merkel s’mund të mbështesin kapjen e drejtësisë”

09.07.2016 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Obama, BE, Merkel s’mund të mbështesin kapjen e drejtësisë”

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë nga Varshava për Top Channel, deklaron se edhe tani, në këto momente, vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një konsensusi për çështjen e reformës në drejtësi.

Kryeministri thotë se mazhoranca është e hapur për konsensus, por pa prekur thelbin e reformës, që është vetingu. Ndërkohë që komenton se propozimi më i fundit i Partisë Demokratike dëmton pikërisht këtë pikë të reformës, Rama thotë se Partia Socialiste dhe LSI ka të njëjtin qëndrim, për ta votuar atë.

Zoti kryeministër, sa ju kushtoi kësaj radhe shtrëngimi i duarve me presidentin Obama?

Edi Rama: Fatkeqësisht në Shqipëri ka njerëz të veshur me pushtet e të pajisur me akses dhe mendojnë e besojnë se çdo gjë shitet dhe blihet.

Sokol Balla: Një dashakeqës mund të thotë se kryeministri Rama bie në sy në kontaktet e tij të personalizuara me Obamën, Merkel, apo Erdogan. Por veç kësaj, ç’vlerë të shtuar i jep kjo Shqipërisë?

Edi Rama: Pa dyshim që këto reflektojnë marrëdhënien me Shqipërinë, që shihet me respekt.

Marrëdhëniet e mira me ndërkombëtarët nuk janë ato që të mbajnë apo të heqin nga pushteti, atë e bëjnë shqiptarët. Jemi në një moment kritik, data 21 korrik, për miratimin e reformës në drejtësi. Keni një propozim konkret nga PD që ka hequr dorë nga qëndrimi i mëparshëm, por ka një të ri për çështjen e vetingut…

Edi Rama: Përpjekja jonë për konsesnsus ka qenë këmbëngulëse, por jo konsensus për deformimin e draftit apo për konsensus që na ndan nga partnerët. Mundësia që reforma të kalojë është reale, vullneti im dhe i qeverisë është i plotë për të gjetur një zgjidhje që nuk deformon thelbin. Sesa deformohet thelbi, këtë nuk është e nevojshme ta dëgjoni nga unë. Këtë e thonë vazhdimisht partnerët tanë.

Ju vijoni të thoni se është PD që del kundër SHBA dhe BE. Pse nuk mendoni që ajo ka realisht një shqetësim për draftin përsa kohë i shkon kundër edhe SHBA-ve, për një draft që tek e fundit do të na duhet neve dhe jo Amerikës?

Edi Rama: Nuk mund të ketë një draft ku SHBA, Shtëpia e Bardhë, BE, kancelarja gjermane, presidenti i Francës, etj, të mbështesin kapjen e sistemit nga unë, sikundër pretendon PD.

Edhe kapja nga ata, le të themi. Kur jemi shtet sovran, përse ndërkombëtarët duhet të kenë një vendimmarrje absolute në këtë proces?

Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për një vendimmarrje absolute, por për një pjesëmarrje aktive në proces dhe nëse ne shkojmë deri në absurdin që të mendojmë se duan të na kapin ndërkombëtarët, partnerët tanë strategjikë pa të cilët nuk do të ishim aty ku jemi sot, atëherë biseda merr fund.

Në rast se Victoria Nuland do të kërkojë ndryshimin e këtij drafti, ju do ta pranonit?

Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për të na kërkuar gjë neve. Neve nuk kanë çfarë të na kërkojnë sepse ne nuk jemi një palë e ndarë nga partnerët tanë. Pa dyshim që edhe sot që flasim ekspertët ndërkombëtarë dhe ekspertët tanë përpiqen të gjejnë nëse ka ende rrugë, ende zgjidhje, për të akomoduar një propozim që do të mund të shterronte deri në fund të gjitha përpjekjet tona që PD të vinte të votonte reformën.

Thatë që qeveria është e gjitha në unision. E keni në trend Ilir Metën?

Edi Rama: S’ka asnjë dyshim që unë i besoj asaj që është thënë në mënyrë të përsëritur dhe asaj që ndodh në të përditshmen, se PS dhe LSI kanë deklaruar që ne do të votojmë reformën në drejtësi./Top Channel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”