OAK: Kosova të largohet nga CEFTA

E publikuar: 03/11/2017 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova duhet të dal nga CEFTA, pasi prezantohet si UNMIK-Kosovo dhe jo si Republikë e Kosovës. Duhet të finalizohen investimet e filluara në zonat industriale e të iniciohet një studim së cilat produkte vendore janë të pabarabarta në treg, ishin kërkesat që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Sipas një komunikate të OAK-ut, janë përmendur edhe disa nga sfidat konkrete që duhet të tejkalohen nga MTI, siç është eliminimi i barrierave që po krijon shteti i Serbisë duke mos pranuar kompanitë kosovare të eksportojnë produktet e tyre.

Ministri Hasani theksoi që është i fokusuar në zhvillimin e prodhimeve vendore dhe rritjen e eksportit. Gjithashtu, Hasani theksoi se për MTI-në është shumë e rëndësishme finalizimi i parqeve të biznesit dhe krijimi i klimës së përshtatshme për të bërë biznes.

Në përfundim të këtij takimi, që të dyja palët u dakorduan që Kosova duhet të ofrojë më shumë kushte për të bërë biznes dhe Kosova duhet të ketë oferta konkrete për investitor të huaj. /Telegrafi/