Nxënësit nga Kosova e Shqipëria për herë të parë do të mësojnë me një abetare

E publikuar: 01/09/2022 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me një ceremoni solemne është bërë përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë, raporton Ekonomia Online.

Abetarja unike do të përdoret nga të dyja vendet për të vegjlit në klasat e para si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavci tha se abetaret dhe fletoret e punës janë gati dhe janë shpërndarë në të gjitha shkollat.Trajnimet e mësuesve për abetaren e përbashkët nisën më 29 gusht.