Numri përfundimtar i votave që siguruan Idrizi dhe Bahtiri në Mitrovicë

E publikuar: 31/10/2017 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kryetarë të Komunave pas konfirmimeve të pranuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme.

E bazuar në këto rezultate përfundimtare mbete të kuptohet se balotazh i “nxehtë” më datën 19 do të jetë në komunën e Mitrovicës.

Kandidatja nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi ka siguruar 29.45% apo saktësisht 9 mijë e 919 vota, transmeton Indeksonline.

Kurse kandidati i AKR-së, njëherësh kryetar i Mitrovicës për katër vite mandat, Agim Bahtiri, ka marrë 27.11 përqind të votave, apo saktë 8 mijë e 393 vota.