Nuk mund ta besoni se çfarë i ka bërë Napoli Hysajt

E publikuar: 07/04/2017 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli ka lënë jashtë stadiumit skautët e Evertonit, Manchester Unitedit dhe të Chelseas, të cilët kishin shkuar për ta vëzhguar Elseid Hysajn dhe disa lojtar të tjerë të napolitanëve.

Sipas mediave italiane, një grup skautësh nga Anglia kishte dashur të ndiqte ndeshjen e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusit (3:2)

Siç ndodh rëndom në këto raste, përfaqësuesit e Evertonit, Manchester Unitedit dhe të Chelseas i kishin kërkuar klubit që t’u rezervonte vendet në tribunë.

Por, kur kanë mbërritur në stadium ata kanë zbuluar se Napoli nuk kishte bërë asnjë rezervim për ta, përcjell Panorama Sport.

Të tre përfaqësuesit e klubeve, vendosën të largoheshin nga stadiumi dhe u sistemuan në një hotel pranë stadiumit ku kanë ndjekur bashkë.

Thuhet se këta skautë kanë pasur në planë vëzhgimin e Elsied Hysajt dhe disa lojtarëve të tjerë të Napolit.