Nuk ka fitues në “San Siro”, Inter-Juventus përfundon 0-0

18.10.2015 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nuk ka fitues në “San Siro”, Inter-Juventus përfundon 0-0

Mbyllet pa fitues klasikja e Serisë A, Inter-Juventus. Në “San Siro”, supersfida e javës së 8 të Serisë A përfundoi me rrjeta të paprekura, rezultat që kënaq më shumë zikaltërit, të cilët nuk i dhanë mundësi një rivali direkt për të ngushtuar diferencën në renditjen e përgjithshme.

Surpriza në formacionin e Mancinit ishte kroati Brozovic, me Kondogbia që qëndronte në stol, ndërsa në fazën sulmuese Perisic kishte më shumë liri veprimi, duke u zhvendosur nga qendra në të majtë, madje në ndonjë rast edhe në të djathtë, ndërsa Icardi dhe Jovetic ishin më të avancuar.

Allegri gjithashtu i kishte besuar një formacioni sulmues, duke hedhur në fushë që nga minuta e parë treshen, Morata-Zaza-Cuadrado.

Ishte pikërisht futbollisti kolumbian që vuri në vështirësi Handanovic që në minutën e 4-t me një goditje prirët me portën, por topi i devijuar nga portieri slloven kaloi në fundore. Intensiteti i lojës ishte shumë i lartë, sidomos në mesin e fushës, ku pati dyluftime të ashpra.

Në minutën e 26-të, Chiellini ndërhyri në momentin e fundit për të ndalur finalizimin e Jovetic, ndërsa 3 minuta më pas, në zhvillimet e një goditjeje këndi Brozovic lëshoi një goditje-kros, që u ndal nga traversa.

Pjesa e dytë nisi sërish me një rast ideal për Juventusit, por Cuadrado sikurse në fraksionin e parë, nuk arriti ta dërgonte topin pas shpinës së Handanovic. Me kalimin e minutave i shtyrë edhe nga pozicioni në renditje, Juventusi e rriti gradualisht presionin, duke krijuar situata të rrezikshme në zonën ziklatër, si në minutën e 69-të, kur Khedira, i asistuar nga Morata, goditi shtyllën.

Allegri luajti kartat e fundit duke aktivizuar Dybalan dhe Mandzukic në vend të Zaza dhe Moratas, për t’i dhënë freski fazës sulmuesi, ndërsa Mancini që në minutën e 64-t, i besoi Guarinit në vend të Felipe Melos. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, madje dy zëvendësimet e kryera nga Mancini në minutat shtesë me Palacion dhe Kondogbia në vend të Jovetic dhe Medel, tregojnë se zikaltërit ishin të kënaqur me një pikë, ndërsa bardhezinjë humbasin më shumë terren me skuadrat rivalë për titull./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)