Nokia 9 PureView ka pesë kamera të pasme

E publikuar: 25/02/2019 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nokia 9 Pure View ka pesë kamera të pasme por gjithë ky numër kamerash nuk përbën më çudi. Telefoni i shumëpritur i HMD Global është një prej ambiciozëve që kur marka Nokia ju dorëzua kompanisë Finlandeze në fjalë.

HMD thotë se telefoni është edicioni i kufizuar dhe do të shitet vetëm në disa njësi. Ai do të kushtojë 599 euro në Evropë dhe 699 dollarë në pjesën tjetër të botës.

Kamera e pasme e prodhuar nga Zeiss Optics ka tre sensorë 12-megapiksel monochrome dhe dy 12-megapiksel RGB të gjithë 28mm me hapje f/1.8.

Një prej rrumbullakëve zihet nga drita flash dhe tjetri është një sensor ToF për të kapur thellësinë e imazheve.

Është telefoni i parë në botë me pesë kamera të pasme. Sensorët e shumtë nuk përdoren për zmadhim optik por përkundrazi për të kapur sasi të mëdha të dhënash si HDR dhe thellësi fotografie.

Kamera pjesërisht është zhvilluar edhe nga Light, një kompani e cila prodhon kamerën L16 me 16 sensorë.

Thellësia e fotove të realizuara nga Nokia 9 Pure View mund të ndryshohet thjeshtë duke prekur mbi pjesë të ndryshme të tyre.

Sipas HMD kamera e Nokia mund të kapë 1,200 nivele thellësie. Telefoni kap të paktën 60 deri në 240-megapiksel të dhënat dhe i redukton në një foto 12-megapiksel. Fotot mund të kapen në formatin RAM DNG me një madhësi deri në 30MB.

Pjesa tjetër e telefonit

Telefoni nuk ka procesorin e fundit Qualcomm 855 por modelin e vjetër Snapdragon 845. Qualcomm thotë se është mjaftueshëm i fuqishëm për të përpunuar fotot që realizon Nokia 9.

Ashtu si Nokia 8.1, edhe ky telefon vjen me Android One, që do të thotë se ka dy vite përditësime sigurie të garantuara.

Telefoni gjithashtu ka 20-megapiksel kamër frontale dhe ekran 5.99-inç 2K pOLED me skaner të shenjave të gishtërinjve nën të.

Nokia 9 PureView vjen me karikim wireless dhe certifikimi IP67 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit.

Bateria ka një kapacitet prej 3,320 mAh ndërsa telefoni vjen me teknologjinë e karikimit të shpejtë. Vjen me 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme si dhe peshon 172 gram. Nokia 9 nuk ka 5G por vetëm LTE Gigabit. /PCWorld Albanian