Nokia 210 ka lojën Snake dhe 30 ditë jetëgjatësi baterie

E publikuar: 25/02/2019 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HMD provoi në një farë mënyre sukses kur lançoi telefonët e parët me markën Nokia në Kongresin Mobil Botëror dy vite më parë.

Rritja e shpejtë mund ti atribuohet disa faktorëve si: çmimi, marka dhe përkushtimi i Nokia ndaj telefonëve të thjeshtë.

Për ata që njohin mirë industrinë mund të dini se Nokia nuk arriti dot të përshtatej me stilin e ri që smartfonëve sollën, por kompania mbajti një pjesë të tregut pikërisht nga telefonët e thjeshtë.

HMD ka vijuar të mbajë të gjallë këtë kategori duke prezantuar disa dizajne popullore në një epokë smartfonësh.

Ndërsa ndan disa cilësi me modelet QWERY Asha, Nokia 210 është në madhësinë e një dorë me ekran të vogël dhe rrethuar nga kasë e trashë e butonë të mëdhenj. Telefoni qaset në internet për Opera Mini.

Gjithashtu vjen me lojën Snake. HMD premton një muaj jetëgjatësi bateri dhe çmim prej 30 euro. /PCWorld Albanian