“No pain no gain”, anëtari i kryesisë së VV-së aktivizon posterat e palestrave për gjendjen në veri

E publikuar: 30/05/2023 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i kryesisë së VV-së, Arbër Zaimi, ka shkruar një status ku ka thënë se gjërat nuk mund të arrihen pa mund.

Zaimi, në statusin e tij, ka përmendur poetin Hesoidi, pastaj Sofokliun dhe në fund krejt, posterat motivues në palestra për të treguar diçka.

Ky është statusi i plotë i tij:

Poeti pagan Hesiodi, 2700 vite më parë, shkruante te poema e tij “Punët dhe Ditët” kështu:

“Përpara shtegut të ekselencës, hyjnitë e pavdekshëm kanë vendosur djersën. Udha drejt saj është e gjatë, e përpjetë dhe e ashpër.”

Sofokliu, 2500 vite më parë, shkruante te “Elektra” kështu:

“Nuk ka sukses, pa mundim”.

Në mos i besofshi atyre, atëherë shikoni palestrat tuaja ku shkoni për të humbur kilogramë, dhe lexoni posterat motivues “no pain no gain”.

A thua e kanë të gjithë gabim?