Analistët politikë në Kosovë po pajtohen me deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, se ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë njohje të ndërsjellët, kjo sipas tyre pas ngjarjeve të fundit në veriun e vendit.
Profesori Milazim Krasniqi, tha se kjo deklaratë tregon krizën që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se ngjarjet e fundit është kompromentuar komplet krejt procesi i negociatave deritashme.
Ai shtoi se nga konflikti i fundit fitues ka dal Serbia, pas sipas tij, edhe ky ishte qëllimi që më këtë konflikt marrëveshja të shtyhet dhe të mos ketë njohje.
“Kjo deklaratë është vetëm maja e Aisbergut, e krizës që ekziston lidhur me Kosovën, përkatësisht lidhur me njohjen e saj, kjo çështje është normalisht e komplikuar, që nga viti 1999 e këndej dhe veçmas pas viti 2008 kur nuk është pranuar plani i Ahtisarit nga ana e Serbisë dhe Kosova ka mbetur pezull në OKB, ashtu që proceset pastaj kanë përjetuar ngritje dhe rënie dhe rënia e fundit është shumë drastike, sepse me rënien e fundit është kompromentuar komplet krejt procesi i negociatave deritashme, me këtë krizën që ndodhi në veri. Si pasoj e kësaj tash është e pamundur që me këtë shkallë të mos besimit që ekziston të ketë një marrëveshje që do ta kishte njohjen brenda”.
“Kjo i bie që në të vërtet nga ky konflikti i fundit Serbia ka fituar sepse qëllimi i saj ka qenë krijimi i një preteksti që marrëveshja të shtyhet që të mos ketë njohje dhe në fakt me aktrua një krizë nga e cila lehtësohet presoni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë për mos të vendos sanksione kundër Rusisë, kjo është një situatë që tashmë është pranuar botërisht edhe nga diplomacia amerikane dhe kjo pastaj shtron pyetjet e tjera legjitime, a ja velen negociatat nëse nuk ka njohje, sepse deri tash politika e Kosovës, gjithmonë kanë propaganduar që dialogu bëhet për të arrit njohjen në qendër, ndërsa tash njohja nuk është as në periferi”, tha ai.
Krasniqi u shpreh se nga zhvillimet e fundit Kosova ka pësuar krizë të besimit të faktorëve ndërkombëtarë.
“Në diplomaci shumë gjëra janë vështirë të detektohen, por ajo qe ne tashmë mund ta detektojmë është që ka një krizë të besimit të administratës amerikane ndaj qeverisë Kurti dhe si pasoj e kësaj, e cila erdhi për faktin që Kurti nuk i dëgjoj që ta shtynte vendimin për targat tash kemi një presion mbi qeverinë Kurti edhe nga administrata amerikane edhe nga Brukseli”.
“Vetë fakti që KFOR-i ende thotë që po e observojmë kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtarëve serbë është një mjet i mos besimit, një mjet i presionit direkt mbi Qeverinë e Kosovës që ta mbajnë nënë presion për tu disiplinuar. Unë besoj që është bërë gabim shumë me atë vendimin e një anshëm për targat. Kjo e komplikoj jashtëzakonisht shumë punën, ku tash kemi një krizë të besimit të faktorëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë së Kosovës”.
Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, tha se është e ditur se në marrëveshjen përfundimtare ndërmjet dy vendeve nuk do të ketë njohje të ndërsjellët.Por sipas tij, është marrëveshja e cila do t’i hapte mundësinë Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Sipas Sadikut njohja e ndërsjellët ndemjet dy vendeve mund të jetë pas pesw apo dhjetw viteve të ardhshme, raporton EO.
“Është e ditur tashmë se negociatat drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë janë për një marrëveshje e cila do t’i hapte mundësinë Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe jo të kemi njohje të ndërsjellë menjëherë por pas një periudhe të caktuar, si të themi 5 apo 10 vitet të ardhshme, sepse dihet që aktualisht Serbia nuk e ka në planë që ta njohë Kosovën, por bashkësia ndërkombëtare është duke punuara që ta bindë Serbinë që ta lejoj Kosovë që të anëtarësohet në institucionet apo mekanizmat ndërkombëtar”, tha ai.
“Nëse diskutojmë për realitetin politik apo për vitin 2023 është e pa mundur që Kosova të njihet nga Serbia duke pasur parasysh analizën aktuale të problemit. Sigurisht që qëllimi i Kosovës është që në fund të dialogut të arrihet edhe njohja nga Serbia, por nëse e shikojmë nga këndi i analizës politike, gjasat për ta njohur Serbia Kosovën janë minimale. Serbia tenton që vazhdimisht ta destabilizoj Kosovën për brenda, ta shkëput veriun e Kosovës, ta ndaj nga Kosova apo edhe të kërkoj edhe një Asociacion të komunave serbe. Nëse i shikojmë të gjitha këto fakte konsiderojmë që nuk mund të jetë epilog i dialogut Kosovë-Serb njohja e ndërsjellët, por lëshimi i Serbisë pe që Kosova të anëtarësohet në mekanizma ndërkombëtare”.