Pas rrëzimit të Qeverisë së drejtuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku mocioni i mosbesimit nga partneri i koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës, kaloi me 82 vota për. Njohësi i qështjeve kushtetuese, Albert Krasniqi, eksluzivisht për gazetën online Infosot, ka treguar se si e parasheh Kushtetuta, tutje veprimin e Presidentit dhe partive që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
InfoSot: Ish/Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një medium ka thënë se, nëse Vetëvendosja nuk e dërgon emrin tjetër për postin e Kryeministrit, sipas Kushtëtutës, Albin Kurti mbetët Kryeministër. Sipas jush, si e parasheh Kushtetuta situatën kur Kryeministri është në mosbesim. A ka të drejtë Presidenti ta kërkoj këtë nga partia e dytë, nëse LVV nuk propozon emër tjetër?
Krasniqi: Presidenti duhet që menjëherë pas mocionit të mosbeismit, të konsultohet me Lëvizjen Vetëvendosje, si partia që ka fituar numrin më të madh të ulësve në Kuvend. Vetëm nëse Vetëvendosje refuzon të marrë mandatin apo dështon të marrë mbështetjen për kandidatin e saj të ri në Kuvend, ku kërkohen të paktën 61 vota, atëherë Presidenti Thaçi duhet të vlerësojë se cila është gjasa më e madhe që një parti politike apo koalicion të propozojë kandidatin për kryeministër, i cili do të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e qeverisë së re. Këtu nuk përjashtohet që Vetëvendosje të ketë sërish mundësinë, siç nuk përjashtohen as partitë tjera. Kjo çështje ëshë në diskrecion të Presidentit të vendos.
Duke qenë se Kushtetuta nuk ka paraparë në mënyrë strikte afate se kur Presidenti duhet të kërkojë emrin e kandidatit për kryeminsitrë, dhe as se kur duhet që partia politike t’i kthej përgjigje Presidentit, mund të ketë tendenca që të abuzohet me këtë, duke mos hequr dorë nga pushteti të cilin e ka marrë nga Kuvendi dhe të cilit duhet që i’a dorëzojë pasi të humb besimin. Kushtetuta nuk mundet të ngarkohet me afate për secilin veprim, prandaj duhet lexuar fryma e saj. Në këtë kontekst, Presidenti mund të kalojë tek partitë e tjera, nëse brend një afati maksimal prej 15 ditëve – aq sa është afati për partitë politike të propozojnë emrin e mandatarit – nuk kthehet përgjigje, duke e konsideruar këtë si refuzim për të marrë mandatin.
InfoSot: Cila parti ose Presidenti, a kanë të drejtë në këtë situatë të propozojnë kandidat për të formuar Qeverinë e Unitetit?
Krasniqi: Presidenti përfaqëson unitetin e populit dhe ka për obligim të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve. Mirëpo, presidenti nuk mund të përfaqësojë interesat grupore ose të partive politike. Pra, është në vullnetin e partive politike të përfaqësuara në Kuvend që të vendosin nëse duan qeveri gjithëpërfshirëse apo jo. Përbërja e koalicionit qeverisës nuk mund të imponohet nga Presidenti.
InfoSot: Ju, përsonalisht, si e shihni daljën nga kjo situatë. Çka thotë Kushtetuta, a ka të drejtë Kryeministri i rrëzuar të mbetët për 4 vite në pozitë?
Krasniqi: Nuk ka asnjë kuptim që pas mocionit të mosbesimit, një qeveri e shkarkuar dhe që mbetet në detyrë vetëm sa për të siguruar ushrtimin e funksioneve më vitale të ekzekutivit, të vazhdojë mandatin deri në zgjedhjet e ardhshme, kur në Kuvend ka një shumicë tjetër parlamentare dhe presidenti nuk ka vendosur për shpërndarje të Kuvendit.